'Zajednica në tavolinë' - Analistët pro Kurtit, nënshkrimin e shohin si tradhti kombëtare

'Zajednica në tavolinë' - Analistët pro Kurtit, nënshkrimin e shohin si tradhti kombëtare

23:04, 26/02/2023

Takimi i nesërm i Brukselit ku pritet të jetë në tryezë plani evropian për marrëveshjen finale Kosovë-Serbia po pritet me një kërsheri të madhe si nga spektri politik në vend, ashtu edhe nga analistët dhe zyrtarët e tjerë nga opozita, shkruan Syri.net Kosova.

E pitjet për takimin e nesërm sidomos nga spektri opozitar janë që sipas tyre kryeministri Kurti do ta nënshkruaj Asociacionin, duke e përjashtuar edhe njohjen reciproke në qendër.

Por ajo që bie në sy, është se disa analistë që njihen si pro kryeministrit po vlerësojnë se Kurti nesër nuk do të nënshkruajë një marrëveshje me asociacion monoetnik.

Analisti shqiptaro-amerikan, Bleron Baraliu po vlerëson se Albin Kurti nesër nuk pranon kurrfarë marrëveshje që do ta ngriste asociacionin/zajednicën në nivel ekzekutiv/monoetnik, psh si në verzionin FAS, apo që do të garantonte ekstraterritorialitet për kishën ortodokse serbe.

Prandaj sipas tij, nëse Kurti do ta bënte një gjë të tillë do të konsiderohej si tradhti kombëtare.

"- prandaj, ju lutem, mos më bëni pyetje banale se a do ta justifikoja Albinin në një rast të këtillë.  Jo vetëm Albini, por edhe Skënderbeu me u çu prej varri nuk guxon të nënshkruaj një zhbërje të tillë të pavarësisë së Kosovës.  Ndoshta edhe guxon, por pastaj nuk guxon", ka shkruar ai duke ironizuar në fund.

Kurse Rron Gjinofci, i cili ka një qajse si pro kryeministrit, ka ironizuar me gjendjen në të ciën po kalon Kurti para takimit të nesërm në Bruksel.

"Ai do të dijë të vuajë për ne. Do të dijë të bëjë atë që duhet. Çkado që ai zgjedh, është drejtësi. Se drejtësia buron nga veprimi i të drejtit. Po Ai, Ai do të zgjedhë jo vetëm të drejtën, por dhe të mirën. Ah...!", ka shkruar mes tjerash ai, duke e quajtur shkrimin (Shënime nga ditari i militantit).

E nesër pra sikur edhe po pritet do të jetë një ditë e nxehtë në Bruksel, ku do të takohen Kurti e Vuçiqi, e ku vemendjen ma të madhe e ka marrë tema e Asociacionit dhe presioni i emisarëve ndërkombëtar për ta pranuar.

Por a do të nënshkruhet nesër Asociacioni nga Kurti, pritet të shihet, megjithatë sikur dihet edhe si opozitar por edhe tash si kryeministër, Kurti ka qenë kundërshtari ma i madh i 'Zajednicës'.

Por ajo që dihet deri tash është se takimi i nesërm pritet të fillojë në orët e pasditës, pra rreth orës 15:00, sipas agjendës së BE-së, prandaj edhe e nesërmja, pra dita e hënë do t'i takojë pa asnjë mëdyshje Brukselit./Syri.net Kosova

LEXO EDHE: Takimet për planin franko-gjerman prej orës 15:00, Kurti-Vuçiq pas bisedave ndaras

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco