Reçica njofton se PDK ka hapur degë në Kanada, do të jemi më afër mërgimtarëve

Reçica njofton se PDK ka hapur degë në Kanada, do të jemi më afër mërgimtarëve

22:04, 26/02/2023

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka njoftuar se kanë hapur degë edhe në Kanada, shkruan Syri.net Kosova.

Ai thotë se Partia Demokratike e Kosovës tashmë do të jetë më afër mërgimtarëve tanë në Kanadanë e largët.

Postimi i tij:

Partia Demokratike e Kosovës tashmë po konsolidohet në çdo vend të botës ku ka shqiptarë.

Përmes një kuvendi zgjedhor shembullor, Partia Demokratike e Kosovës formon degën e saj edhe në Kanada.

Në prani të nënkryetarit të PDK-së, Uran Ismaili, i cili përfaqësoi edhe Komisionin për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, si dhe të një numri të madh të delegatëve pjesëmarrës, Kuvendi zgjodhi Ridvan Pacollin kryetar për degën e PDK-së në Kanada, Këshillin e Degës dhe Kryesinë.

Partia Demokratike e Kosovës tashmë do të jetë më afër mërgimtarëve tanë në Kanadanë e largët.
Punë të mbarë e suksese strukturave udhëheqëse të degës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco