Sherifi: Nesër e mësojmë nëse Kurti do t’i rezistojë 'tërmetit' për të pranuar marrëveshjen me 'ZAJEDNICËN'

Sherifi: Nesër e mësojmë nëse Kurti do t’i rezistojë 'tërmetit' për të pranuar marrëveshjen me 'ZAJEDNICËN'

21:45, 26/02/2023

Zyrtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se nesër është dita e së vërtetës së kauzave të Albin Kurtit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nesër do të mësojmë nëse Albin Kurti do t’i rezistojë “tërmetit” të shkaktuar nga presioni për të pranuar një marrëveshje që në vend të “Njohjes Formale”, në QENDËR ka “ZAJEDNICËN”!

Po ashtu do të mësojnë se a do të thyhet kurrizi i Kurtit apo do të qëndrojë drejt, apo do ta sakrifikojë pushtetin në funksion të mbrojtjes së “kauzave”, apo do të sakrifikojë “kauzat” në mënyrë që të vazhdojë qëndrimin në pushtet!

Postimi i tij i plotë:

Nesër është dita e së vërtetës së kauzave të Albin Kurtit!

Nesër përfundimisht do të mësojmë nëse Albin Kurti do t’i rezistojë “tërmetit” të shkaktuar nga presioni për të pranuar një marrëveshje që në vend të “Njohjes Formale”, në QENDËR ka “ZAJEDNICËN”!

Nesër do të mësojmë nëse “kurrizi” i Albin Kurtit do të thyhet apo do të vazhdojë të qëndrojë “drejt” dhe i “pathyeshëm” sikur qëndronte kur ishte në opozitë!

Nesër do të mësojmë nëse Albin Kurti do të sakrifikojë pushtetin në funksion të mbrojtjes së “kauzave”, apo do të sakrifikojë “kauzat” në mënyrë që të vazhdojë qëndrimin në pushtet!

Nesër do të mësojmë nëse Albin Kurti do të përcaktohet për “dashurinë” e tij të parë- “trotuaret”, apo për “dashurinë” e tij të dytë- xhipat e zi”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco