Deputeti ukrainas uron Kosovën: Do të bëj gjithçka që Ukraina ta njohë pavarësinë

Deputeti ukrainas uron Kosovën: Do të bëj gjithçka që Ukraina ta njohë pavarësinë

15:16, 17/02/2023

Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, që u bë promovuesi i pavarësisë së Kosovës në vendin e tij, sot ka uruar kosovarët për ditën e tyre.

Ai tha se Ukraina është ende në rrugën për ta njohur pavarësinë e Kosovës, por se do të bëjë gjithçka mundet për ta bërë të mundshme këtë, transmeton Syri.net Kosova

“Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm! Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”, ka shkruar ai në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco