Presidentja krenohet me gjeneratën e 57-të të Policisë së Kosovës që sot diplomoi

Presidentja krenohet me gjeneratën e 57-të të Policisë së Kosovës që sot diplomoi

18:31, 13/02/2023

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ua ka kushtuar disa fjalë motivuese policëve që diplomuan sot dhe u bënë pjesë e Policisë së Kosovës, shlkruan Syri.net Kosova.

Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani tha se Kosova llogarit në ta, familjet e tyre janë krenare me ta, dhe vetë Osmani tha se ndjehet e nderuar të punojnë bashkë.

“433 pjesëtarëve të rinj të Policisë së Kosovës, ua them këtë: Shteti juaj llogarit në ju. Familjet tuaja janë krenare me ju. Dhe unë jam e nderuar që qëndroj pranë jush teksa nisni udhëtimin tuaj të shenjtë. Së bashku, ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një Kosovë më të sigurt për të gjithë”, shkroi Presidentja Osmani në Twitter.

Kujtojmë se sot diplomuan 433 policë të rinj të gjeneratës së 57-të të Policisë së Kosovës, në mesin e tyre 53 gra.

Të diplomuar janë edhe 17 serbë, 5 boshnjakë, 2 goran, një turk dhe një rom.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco