Geci publikon emaile të Krasniqit që kërkonte mendim nga ministria për leje

Geci publikon emaile të Krasniqit që kërkonte mendim nga ministria për leje

15:43, 12/02/2023

Arkitekti të cilit iu refuzua plani për ndërtimin e vilave në Batllavë të Podujevës, Visar Geci, ka publikuar dy dy emaile, ku në njërën sipas tij thuhet se drejtori i Urbanizmit në komunën e Podujevës, Leutrim Krasniqi, ka kërkuar nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës sqarime se si duhet ndjekur procedurat për dhënien e lejes ujore.

Në emailin që mban emrin e drejtorit të Urbanizmit në Podujevë, Leutrim Krasniqi, e që pretendohet të jetë dërguar më 30 nëntor 2022, Krasniqi ka pyetur në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës se “a duhet aplikuesi të pajiset paraprakisht me leje ujore para se të aplikoj për leje ndërtimore?”.

Ndërsa, sipas emailit të publikuar nga Geci, në përgjigjen e ministrisë thuhet se “siç e kemi potencuar disa herë në takime, leja ujore jepet pas lejes ndërtimore”.

Kurse, sa i përket asaj se a lëshon komuna leje ujore, në përgjigjen e ministrisë thuhet se “me sa jemi ne në dijeni MMPHI ende nuk i ka bartur kompetencat komunës për lëshimin e akteve ujore, andaj deri në elegimin e kompetencave, me akte ujore duhet pajisur në ARPL”,.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco