Gëzim Mekuli i replikon ashpër Beqë Cufajt

Gëzim Mekuli i replikon ashpër Beqë Cufajt

13:28, 12/02/2023

Gëzim Mekuli i ka replikuar ashpër Beqë Cufajt pasi ky i fundit dha një deklaratë në lidhje me kryeministrin Kurti.

Në këtë deklaratë Cufaj tha se  "Kosova ka kryeministër kokëfortë, por nuk ka tanke, aeroplanë dhe ushtri të madhe ... Një problem tjetër është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”.

 Mekuli me anë të një postimi në Facebook është shprehur se me këtë deklaratë ish ambasadori Cufaj ka dëshmuar sipas tij se edhe ky përfaqësues (Ambasador) është derivat i politikave çoroditëse të sunduesve mes zezonës 2000 - 2021.

Postimi i plotë:

Cufaj: “Kosova ka kryeministër kokëfortë, por nuk ka tanke, aeroplanë dhe ushtri të madhe ... Një problem tjetër është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti”. 

Vërejtje,
Ish Ambasadori Becë Cufaj, me shkrimin e tij të shkretë në media gjermane, ku më shumë kritikonte Kryeminsitrin e pakorruptuar të Kosovës, Albin Kurtin, sesa Serbinë mafioze e fashiste të 2023-tës, dëshmon se edhe ky njeri, pra edhe ky përfaqësues (Ambasador) është derivat i politikave çoroditëse të sunduesve mes zezonës 2000 - 2021.

- Sa kanë lexuar, nëse kanë lexuar, sa kanë kuptuar, e sa e kanë studiuar periudhën e Rilindjes Kombetare këta ambasadorë partiak? Ambasadori, diplomati, do duhej të jetë i lexueshëm, i ditur, i interesuar, jo vetëm në periudhën e Rilindjes të kombit shqiptar, por edhe të rilindjes së popujve ballkanik dhe europian, të paktën.

Të nderuar lexues,
Ambasador e Ambasadore të mirë e profesional, nuk të bënë partia, shoqnia, bukuria, botoksi, diploma e fakultetit, pra as magjistratura, as doktoratura e as biznesi; është shumë më e thëllë dhe më komplekse ky zanatë Atdhetar, e shumë, shumë, tepër shumë Idealist. 

-Duhet me dashtë veten.
-Duhet me besu në tonden!
-Duhet me besu në Shqiptaren si politikë, si kulturë, si ekonomi, si turizëm e si vlerë.
-Me besu e me e dashtë përnime identitetin tënd e mos me e pasë kompleksin e "vlerave të vogla.
-Vendin tond, Kosovën, pra Shqipnin, duhet me dashtë ma shumë se partinë; me e dashtë ma shumë misionin diplomatik, sesa Shefin që t'ka qu në atë "mision!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco