Mijëra jetë njerëzish të humbura në Turqi dhe Siri, OKB pranon dështimin

Mijëra jetë njerëzish të humbura në Turqi dhe Siri, OKB pranon dështimin

12:58, 12/02/2023

Numri i të vdekurve nga tërmetet e tmerrshme në Turqi dhe Siri ka kaluar shifrën 29 mijë. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë për të shtatën ditë radhazi.

Autoritetet thonë se rreth 6,500 ndërtesa në Turqi janë shembur dhe shumë janë dëmtuar në zonën e tërmetit, e cila prek rreth 13 milionë njerëz.

Ndoshta deri në 23 milionë njerëz janë prekur, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e cila ka frikë nga një krizë e madhe shëndetësore, veçanërisht për shkak të përhapjes së kolerës në Siri. Qindra mijëra njerëz mbetën të pastrehë në mes të dimrit.

Image

Koordinatori i Emergjencave në OKB, Martin Griffiths, i cili aktualisht është në rrugën e tij për në Damask, shkroi në Twitter për të pranuar se OKB-ja ka dështuar deri tani njerëzit në pjesën e kontrolluar nga rebelët e Sirisë.

"Deri më tani ata kanë dështuar. Njerëzit në veriperëndim të Sirisë me të drejtë ndihen të braktisur. Ata kërkuan ndihmë ndërkombëtare që nuk erdhi," shkroi Griffths. Ai shtoi se është detyrë e OKB-së që ta korrigjojë gabimin sa më shpejt me ndihmën që nuk ka mbërritur atje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco