Arrestohen 3 persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, sekuestrohen 2 armë zjarri

Arrestohen 3 persona të dyshuar për vjedhje të rëndë, sekuestrohen 2 armë zjarri

11:09, 12/02/2023

Mbrëmë nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës,  janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë, përcjell Syri.net Kosova.

Personat e dyshuar:

- E. A, mashkull 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 
- H. S, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
- A.A, mashkull, i mitur,  shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. 

Ndërsa personi i identifikuar si i dyshuar për blerje, pranim të gjësendeve të vjedhura, 
- B. A, mashkull 48 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, aktualisht ndodhet në arrati.

Arrestimi i të dyshuarve ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 10.02.2023.

Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i dy lokacioneve të ndryshme ku personave të dyshuar u janë gjetë dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe gjësendet (stoli, disa ora dore,  etj.), që dyshohet se janë të vjedhura. 

Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke kryer veprimet e nevojshme, lidhur me veprën vjedhje e rëndë dhe dy armëmbajtje pa leje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco