Në Komoran, kanoset një person me vrasje

Në Komoran, kanoset një person me vrasje

09:27, 12/02/2023

Një person ka kanosur me vrasje përmes telefonit një tjetër person në Komoran të Drenasit.

I dyshuari nuk ka qenë i kënaqur me punën e viktimës që e ka bërë në shtëpinë e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje më vendim të prokurorit.

Njoftimi i plotë i policisë:

KANOSJE/Komoran, Gllogoc 11.02.2023-14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti (përmes telefoni) ka kanosur me vrasje viktimën mashkull kosovar, i cili kishte kryer disa punime në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk ishte i kënaqur me punën e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco