'Qeveritë shkojnë e vijnë, por poshtërsia institucionale vazhdon'

'Qeveritë shkojnë e vijnë, por poshtërsia institucionale vazhdon'

12:13, 11/02/2023

Uljen e dëmshpërblimit prej 95.000 euro në 30.000 euro për familjen e Diana Kastratit, nga ana e Gjykatës së Apelit, e ka komentuar edhe Agron Demi nga instituti GAP.

Përmes një statusi në Facebook, Demi fajin kryesor e la të avokatët që këtë familje po e maltretojnë nëpër gjykata, duke ia zvarritur lëndën gjyqësore, shkruan Syri Kosova.

"Në sa e sa raste që kanë të bëjnë me kompensime financiare për kompani private ose individë të lidhun me politikën, pêr shkak tenderave të ndryshëm, Avokatura Shtetërore dhe avokatët e institucioneve nuk paraqiten fare në seanca, duke e dëmtu buxhetin e shtetit. Por, në këtë rast, kanë vendosë me u anku dhe me zvarritë familjen e Diana Kastratit nëpêr gjykata.

Qeveritë shkojnë e vijnë, por poshtërsia institucionale vazhdon" shkroi ndër tjera ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco