'Si vëllezër të gjakut e të armës', nënoficerët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë stërviten së bashku

'Si vëllezër të gjakut e të armës', nënoficerët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë stërviten së bashku

12:07, 11/02/2023
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka bërë të ditur se në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë përfunduar me sukses Kursin bazik të nënoficerit.
 
Mehaj ka shkruar se ky kurs tetëjavor ka përmbajtur pjesën teorike dhe atë praktike me qëllim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës, transmeton Syri.net Kosova
 
“Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit”, shkruan Mehaj.
 
Postimi i plotë:
 
Si vëllezër të gjakut e të armës, stërviten së bashku komandot e Forcave të Shqipërisë e Kosovës!
 
Në Qendrën e Arsimimit Profesional të Nënoficerëve në Zall- Herr të Shqipërisë, nënoficerët tanë së bashku me nënoficerë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përfunduan më sukses Kursin bazik të nënoficerit.
 
Kursi tetëjavor përmbante pjesën teorike dhe atë praktike me qellim të përgatitjes së kursantëve si komandant të skuadrës.
 
Mirënjohje dhe falënderim i madh për instruktorët e QAPN dhe urime për nënoficerët për certifikimin dhe suksesin e treguar!
 
Së bashku çdoherë jemi më të fortë!
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco