LDK-ja kërkon shkarkimin e ministres Haxhiu

LDK-ja kërkon shkarkimin e ministres Haxhiu

11:43, 11/02/2023
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media sot ka kërkuar shkarkimin e ministres Albulena Haxhiut, pas deklaratave që i ka bëre dje në një seance gjyqësore.
 
Haxhiu, gjatë seancës gjyqësore ku ajo bashkë me disa deputetë tjerë akuzohen se më 19 shkurt 2016 ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvend, i ka kërkuar prokurorit të rastit të tërhiqet nga aktakuza.
 
“Prandaj, ndonëse pas 7 vitesh i kërkoj prokurorit që të dorëzohet, të tërhiqet nga aktakuza. Nuk është vonë asnjëherë për të bërë një veprim te tillë,”- ka deklaruar Haxhiu.
 
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica, në konferencë deklaroi se Haxhiu, dje nuk kërkoj drejtësi por kërkoj që të hedhen poshtë akuzat ndaj sajë.
 
Sipas Kicës, këtë e tha ministrja e drejtësia pasqyra e asaj që metonë të jetë fytyra e sundimit të ligjit në Kosovë.
 
“Dje ministrja e drejtësisë në seancën gjyqësore ku ka aktakuzë të ngritur kundër saj personalisht i kërkoj prokurorit të dorëzohej. Dorëzohu i tha nuk është kurrë vonë dhe jo nuk e tha ndonjë përfaqësues i saj e tha ajo vetë. Nuk tha kërkojë drejtësi, në vend të shumë mundësive që kishte për të shprehur e përmbyllur qëndrimin saj prej të akuzuarës ajo i tha prokurorit dorëzohu. Këtë e tha ministrja e drejtësia pasqyra e asaj që metonë të jetë fytyra e sundimit të ligjit në Kosovë,”- ka thënë Kica.
 
Sipas deputetes së LDK-së, një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet, ajo nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me sektorin e drejtësisë.
 
“Është premtuar ndryshim, pavarësi e gjyqësorit e mbështetje financiare të sistemit të drejtësisë, është premtuar për ministra pa aktakuza fatkeqësisht realiteti po na dëshmon të kundërtën. Një ministre e drejtësisë e cila i kërkon drejtësisë dorëzim duhet të dorëzohet vetë ose të shkarkohet, ajo nuk ka kredibilitet për të udhëhequr me sektorin e drejtësisë. Nga sot e tutje dhe çdo ditë që ajo vazhdon që ta këtë këtë pozitë ndërhyrja në sistemin e drejtësisë do ta mbaj emrin e kryeministrit. Kosova ka nevojë për prokurorë që nuk dorëzohen, posaçërisht kur kërcënohen nga njerëz të pushtetit, qofshin Elez, qofshin Lumez, prokurorët kërcënimin nuk e kanë për herë të parë,”- tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco