Fluturojnë çmimet e produkteve - Orizi, qumështi dhe kafja shtrenjtohen sërish

Fluturojnë çmimet e produkteve - Orizi, qumështi dhe kafja shtrenjtohen sërish

11:05, 11/02/2023
Edhe këto ditë po vazhdon të ketë luhatje të çmimeve të produkteve bazë.
 
Sipas tabelës së ASK-së, shihet se gjatë këtyre ditëve ka pasur rritje të çmimit të orizit, kafes, qumështit e ajkës.
 
Para dy ditësh, çmimi i orizit ishte 1 euro e 24 centë, ndërsa sipas ASK-së, dje ai është tregtuar për 1 euro e 33 centë.
 
Në këtë listë të rritjes është ngritur edhe çmimi i qumështit nga 1 euro e 19 centë, në 1 euro e 24 centë.
 
Tutje, edhe çmimi i ajkës është bërë 1 euro e 55 centë, nga 1 euro e 49 centë sa ishte para dy ditësh.
 
Po ashtu, çmimi i kafes po vazhdon të rritet çdo ditë. Nga 6 euro e 21 centë sa ishte ditë më herët, është rritur në 6 euro e 53 centë. Pra, një rritje për 32 centë për një ditë.
 
Edhe çmimi i detergjentit për enë është rritur në 2 euro e 31 centë nga 2 euro e 14 centë.
 
Kujtojmë se, trendi i rritje se çmimeve për disa produkte ka vazhduar edhe në vitin 2023. Shtrenjtimi është vërejtur më shumë në produktet bazike. Rritjen e çmimeve e ka dëshmuar edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco