Dhanë 20 mijë euro për t’i marrë 73 mijë, arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj

Dhanë 20 mijë euro për t’i marrë 73 mijë, arrestohen dy persona për fajde në Ferizaj

09:39, 11/02/2023

Dy persona janë arrestuar të premten rreth orës 15:45, në Ferizaj, nën dyshimin se janë përfshirë në fajde.

Sipas policisë, të dyshuarit i kanë dhënë një personi të tretë 20 mijë euro për t’ua kthyer pastaj 73 mijë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar, të cilit më 24.01.2023 i kanë dhënë shumën prej 20.000 euro me detyrimin për t’i kthyer 73.000 euro. Viktima deri me tani ka paguar 60.000 euro”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco