“Jetimat e Ballkanit” ndan 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të të prekurve nga vërshimet

“Jetimat e Ballkanit” ndan 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të të prekurve nga vërshimet

21:59, 10/02/2023

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka njoftuar se do të ndaj 200 mijë euro për ndërtimin e shtëpive të të prekurve nga vërshimet, përcjell Syri net Kosova.

Po ashtu Shoqata tregon se ka ndare 50 mijë euro ndihmë për tërmetin në Turqi dhe Siri.

“Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” perveç aksioneve me pako ushqimore ne komunat qe kane qene te prekura nga vërshimet ne Kosove, do te ndihmoj edhe me shumën prej 200 mije euro për ndërtimin e Shtëpive apo renovimin e tyre. Po ashtu Shoqata jone ka ndare 50 mije euro ndihme për tërmetin ne Turqi dhe Siri. Për te dyja këto aksione ne kemi marrëveshje me Fondacionin “Behgjet Pacolli” ku do te bashkohen fondet e ndara nga Shoqata jone dhe fondacionit Pacolli për ti konkretizuar këto ndihma”, shkruhet aty.

Postimi:

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco