Pas shumë 'sulmeve', ministres Haxhiu i del në mbrojtje zëvendësi i saj

Pas shumë 'sulmeve', ministres Haxhiu i del në mbrojtje zëvendësi i saj

21:52, 10/02/2023

Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu e ka mbrojtur ministren, Albulena Haxhiu pas ‘sulmeve’ që mori ajo pas deklaratave në gjykimin e sotëm, shkruan Syri net Kosova.

Sallahu ka vlerësuar se Haxhiu ka plotësisht të drejtën që në mungesë të provave, ekspertizës dhe zvarritjes se paarsyeshme të procesit gjyqësor të kërkojë nga prokurori që të tërhiqet nga ndjekja penale.

“Sot nuk ishte as seanca e pare e as e fundit gjyqesore e Albulena Haxhiut, e cila ishte paraqitur në seancën gjyqësore në cilësinë e një qytetare për të kryer një obligim ligjor në respektim të institucioneve të drejtësisë. Si pale në procedure, ka plotësisht të drejtën që në mungesë të provave, ekspertizës dhe zvarritjes se paarsyeshme të procesit gjyqësor të kërkojë nga prokurori që të tërhiqet nga ndjekja penale.  Pra kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë që nuk respekton pavarësinë dhe integritetin e institucioneve të drejtësisë, përkundrazi këto jane parime me të cilat udhëhiqet puna në Ministrinë e Drejtesisë”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Postimi:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco