Kica Xhelili e LDK-së: Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim

Kica Xhelili e LDK-së: Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim

21:31, 10/02/2023

Pas Kryetares së Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriut, ka reaguar edhe deputetja e kësaj partie, Dorasa Kica-Xhelili, mbi deklaratat e sotme të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.

Kica-Xhelili ka thënë se Haxhiu i ka thënë “dorëzohu” prokurorit të rasitt të saj, në mënyrën më brutale dhe banale të mundshme.

Sipas saj, LVV nuk don drejtësi, por don dorëzim.

“Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për çdo ditë shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë” ka thënë mes tjerash Kica-Xhelili.

Ky është reagimi i plotë i saj:

NË EMËR TË POPULLIT

DORËZOHU

E gjithëpushtetshmja Albulena Haxhiu, prokurorit të rastit të saj, sot i tha “Dorëzohu.”

Në formën më brutale e banale të mundshme u pa ajo që jemi munduar t’ua shpërfaqim:

Këta nuk duan drejtësi, duan dorëzim!

Kryeministri Kurti nga sot ka përgjegjësi absolute të jap llogari për ÇDO DITË shtesë që Albulena Haxhiu e kalon në Ministri të Drejtësisë.

Shtetet demokratike këtë gjuhë nga ekzekutivi ndaj institucioneve të drejtësisë nuk e tolerojnë. Nuk i kemi duruar më parë e nuk do ti durojmë as tash!


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco