Tërmeti në Turqi, ministri Mehaj: Jemi të gatshëm të ndihmojmë me kapacitetet tona

Tërmeti në Turqi, ministri Mehaj: Jemi të gatshëm të ndihmojmë me kapacitetet tona

08:23, 06/02/2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka reaguar pas tërmetit në Turqi, teksa ka thënë se ky lajm i ka tronditur me mëngjes.

Mehaj ka thënë se i shpreh gatishmërinë e plotë ministrit Akar, për të ofruar ndihmë me kapacitetet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Ai uron që numri i viktimave të jetë sa i më i vogël, ndërsa ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave.

Postimi i tij i plotë:

Sot u zgjuam me lajmin tronditës së në orët e hershme të mëngjesit Turqia është përballur me një tërmet me magnitudë 7.8 shkallë të Rihterit.

Në këto çaste të vështira për presidentin Recep Tayyip Erdoğan dhe popullin turk lutjet tona janë me ta.

Ministrit Akar i shprehim gatishmërinë tonë të plotë që të ofrojmë ndihmë me të gjitha kapacitet tona profesionale për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Urojmë që numri i viktimave dhe dëmeve të jetë sa më i vogël, ndërsa familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me vullnet dhe forcë lutemi që ta kaloni këtë sfidë të rëndë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco