'E bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm', analistit i pëlqejnë 6 kushtet e Kurtit

'E bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm', analistit i pëlqejnë 6 kushtet e Kurtit

13:14, 02/02/2023

Profesori dhe analisti, Rrahman Paçarizi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas propozimit të gjashtë kushteve nga kryeministri Albin Kurti, në mënyre që të formohet Asociacioni i komunave më shumicë serbe.

Sipas Paçarizit, këto kushte e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm, përcjell Syri.net Kosova

“Gjashtë kushtet e kryeministrit Kurti e bëjnë Asociacionin më pak të rrezikshëm. Ato pika janë të përfshira në Marreveshjen e vitit 2015, madje edhe kushtëzimi i zbatimit të Asociacionit me njohjen është te parimet e dialogut te Brukselit’’, ka thënë Paçarizi.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman, ka gjasa që të dërgoje Asocacionin në një autonomi për veriun.

“Plani franko-gjerman e rihap dialogun për Asociacionin me shume gjasë që të avancohet ne autonomi për veriun. Prandaj ka një kërkesë amerikane që përmes implementimit të marrëveshjes së vitit 2015 të shpëtohet çka mund të shpëtohet në këto rrethana’’, ka shkruar Paçarizi në Facebook.

Paçarizi po ashtu ka deklaruar se shpreson se Kurti këtë plan ia ka prezantuar me kohë partnerëve ndërkombëtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco