‘Të gjitha barnat që janë në listën esenciale, shteti e ka obligim t'i sigurojë’

‘Të gjitha barnat që janë në listën esenciale, shteti e ka obligim t'i sigurojë’

10:02, 02/02/2023

Kryetari i PRAK-ut, Besim Kodra, ka thënë se shëndetësia në Kosovë ka shumë probleme në organizim, me ç’rast të gjitha këto sipas tij, e bëjnë të paqartë edhe planifikimin dhe menaxhimin e barnave nga listat esenciale.

Kodra pohon se vazhdimisht pacientët janë të obliguar të blejnë barnat vetë, obligimi ky sipas tij që duhet ta kryejë shteti.

‘Shëndetësia në Kosovë ka shumë probleme, si në organizim ashtu edhe në menaxhim. Nuk ka listë të shërbimeve që ofrohen nëpër institucione shëndetësore, nuk ka protokoll klinike etj.

Të gjitha këto, e bëjnë të paqartë edhe planifikimin dhe menaxhimin e barnave nga listat esenciale. Si rrjedhojë, shumë shpesh institucionet mbesin pa barna dhe pacientët duhet ti blejnë vet ato. Të gjitha barnat që janë në listën esenciale, shteti e ka obligim t'i sigurojë. Nëse rast të dështimit për të përmbushur një detyrim të tillë, atëherë duhet t'i kompensojë për shumën që ata kanë paguar’, ka thënë Kodra.

Komiteti kyç për listën e produkteve mjekësore dhe materialeve shpenzuese ka nisur punën për përditësimin e listës së barnave esenciale në fillim të tetorit të vitit 2022.

Për herë të fundit, përditësimi i listës së barnave esenciale ka ndodhur në vitin 2019, gjatë mandatit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco