'Nuk po më dalin', gazetari pretendon se Kurti s'ka publikuar të dhëna të sakta për pagat

'Nuk po më dalin', gazetari pretendon se Kurti s'ka publikuar të dhëna të sakta për pagat

09:40, 02/02/2023

Gazetari i Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka shprehur dyshime me llogaritjen e pagave që ka publikuar kryeministri i Kosovës në faqen e tij në Facebook.

Vitija ka krahasuar pagat që ka publikuar Kurti dhe ato që aktualisht i kanë infermierët në QKUK, transmeton Syri.net Kosova

Ai ka treguar dy shembuj ku Kurti sipas tij nuk ka ofruar shifra të sakta për rritjen e pagës.

“Nuk e di a eshte bere me qellim, por kurrsesi nuk po me dalin llogarite e krahasimeve te pagave ne postimin e kryeministrit Kurti”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Nuk e di a eshte bere me qellim, por kurrsesi nuk po me dalin llogarite e krahasimeve te pagave ne postimin e kryeministrit Kurti.

Nuk ka page bruto 425 dhe 377 Euro te infermiereve ne QKUK dhe Spitale rajonale. Nuk e di kah ju kane dal keto llogari. Se paku mu nuk po me dalin, duke i heq te gjitha shtesat dhe pervojen.

Eh tash nese krahason pagen Neto me koeficientin e vjeter, me pagen Bruto me Ligjin e ri, sigurisht se perqindja e rritjes se pages del me e madhe.

Psh. ne postimin e Kurtit eshte krahasu paga e infermierit 1 dhe 2 qe i bie me bachellor. Kjo page pa asnje shtese eshte se paku 480 Euro Bruto. Ndersa ne postimin e KM-se eshte llogarit 425. Me kete llogaritje eshte rritur edhe perqindja e rritjes se pages ne Ligjin e ri, e qe ne fakt nuk eshte e sakte.

Ne rastin e dyte jane krahasuar pagat e infermiereve 4 dhe 5, qe i bie infermier me shkollim te mesem. Sipas postimit ne KM-se paga e tyre Bruto eshte 377 Euro.

Kjo nuk eshte e sakte sepse paga e tyre 377 Euro eshte Neto. Edhe ne kete rast eshte rritur fals perqindja e rritjes se pages ne Ligjin e ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco