Reagon gazetari: Performancën në RTK, e quan si kopje e modelit ruso-serbe

Reagon gazetari: Performancën në RTK, e quan si kopje e modelit ruso-serbe

23:50, 01/02/2023

 

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas skandalit që ka ndodhur sot në lajmet qëndrore të RTK-së, ku aktivistët e PSD-së kanë arritur ta shfaqin mbishkrimi: 'Radio Televizioni i Kurtit', pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës si drejtor i televizionit, shkruan Syri.net Kosova.

Por këtë akt, Mëkuli e ka etiketuar si kopje nga mediat serbe-ruse, duke e quajtur si 'Made in Rusia'

"Si pasojë e kësaj varfërie intelektuale, etike, morale e politike, opozita e Kosovës, s'ka rrugë tjetër, pos të kopjon të tjerët, në këtë rast të kopjon (përsëri) politikat e sëmura nacionaliste ruse dhe serbe.  
 Aksioni i sotëm "Made in Rusia", shpërfaqë varfërinë morale dhe etike, jo vetëm politike, të shoqërisë sonë. 
Kjo kopje e modelit rus/serb nga opozita, dhe orgazmin adoleshent që e përjetoj sot media e korruptuar shqipe, është tregues se bota Ruse është brenda nesh, është mes nesh;
... është edhe brenda RTK-së!", ka shkruar ai mes tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco