Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij

Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij

23:26, 01/02/2023

Në total për dreka, mëditje, akomodim, bileta, derivate e telefon, Hekuran Murati shpenzoi 17.160 euro, kure në total ministria e Financave plot 32.651 euro. 

Këtë të mërkurë dha një lajm që ditëve në vijim mbetet të shihet nëse iu pëlqeu qytetarëve.

Lajme se do të iu ndahen kategorive te ndryshme para jep goxha shpesh.

Por, edhe kur ndan te holla nga buxheti i Kosovës kritikohet se po ndanë shuma të vogla parash.

E duket që Murati nuk është edhe aq kursimtar në shpenzimet si ministër me kabinetin e tij.

Në dokumentin që Ministria e Financave i ka dërguar T7 lidhur me shpenzimet gjatë vitit 2022, në disa kategori vërehen shpenzime të larta.

Megjithatë mëditjet që i mori Murati  prej janarit deri në dhjetor, janë të ulëta. Ato kapin vlerën e 924 eurove.

E zv.ministri Resul Makreshi mori edhe më pak mëditje, vetëm 66 euro.

Kurse në total gjatë vitit 2022 kabineti i Ministrisë së Financave para per këto shpenzime morën ne vlere prej 3.475 eurosh.

Ndërkohë shpenzimet për udhëtime jashtë vendit, ministri Murati i ka më të larta. Për një vit ai shpenzoi në total 6058 euro.

Derisa stafi i tij i harxhoi plot 10.092 euro për bileta.

E akomodimi i Muratit jashtë shtetit i kushtoi 7204 euro, kurse në total kabinetit të  MF-së 12, 874 euro.

1737 euro Hekuran Murati i shpenzoi për karburante gjatë vitit. Më shumë se ai për derivate harxhoi vartësi i tij Resul Makreshi, plot 1996 euro.

E në total gjithë kabineti gjithsej 3733 euro.

Këto karburante mund të jenë shpenzuar edhe për të shkuar në dreka apo darka zyrtare.

Per kete Murati shpenzoi hiç më pak e as më shumë se 1169 euro brenda vitit 2022.

Aq sa është edhe totali i shpenzuar nga ministria e Financave për dreka e darka gjate kësaj periudhe.

Dukshem me pak ministri Murati harxhoi për komunikim.

67 euro janë ne total shpenzimet e tij per telefon.

E telefonin shume me shume se ai e ka përdorur zëvendësi i tij Resul Makreshi, qe harxhoi plot 427  euro.

Në total janë 1,304 euro shpenzime për telefon nga ministria e Financave.

Permbledhur te gjitha, për Dreka, Mëditje, Akomodim, Bileta, Derivate e Telefon , Hekuran Murati shpenzoi17, 160 euro, kurse ministria qe ai drejton, ne tërësi pati shpenzime 32.651 euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco