'Kërkesa e ShBA-së për heqjen e Kosovës nga agjenda në KiE', flasin nga Ambasada Amerikane

'Kërkesa e ShBA-së për heqjen e Kosovës nga agjenda në KiE', flasin nga Ambasada Amerikane

17:48, 31/01/2023

Ambasada amerikane në Kosovë është përgjigjur në lidhje me raportimet se ky shtet ka kërkuar që Kosova të largohet nga agjenda për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, derisa të ndryshojë qasja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një përgjigje për Nacionalen, zëdhënësja Katherine Judd, nuk ka dhënë shumë detaje rreth “korrespodencës së pretenduar diplomatike”.

Megjithatë, ajo e ka bërë të qartë se pozicioni i ShBA-së për Asociacionin është i mirënjohur, sidomos pas opinionit të përbashkët të këshilltarit Derek Chollet dhe emisari Gabriel Escobar.

“Pozicioni i ShBA-ve është i mirënjohur: siç kanë theksuar dje Këshilltari Derek Chollet dhe Zëvendës-Asistent Sekretari i Shtetit Gabriel Escobar në opinionin e tyre të përbashkët, koha për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është tash. Përtej kësaj, ne nuk mund të komentojmë mbi korrospondencën e pretenduar diplomatike.” – thuhet në përgjigjen e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco