Britanikët 'qetësojnë' kosovarët: S’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë

Britanikët 'qetësojnë' kosovarët: S’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë

17:36, 31/01/2023

Deputetja britanike e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns sot në Parlamentin Britanik ka ngritur çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe Asociacionit.

Kearns ka shkruar se ndjehet e çliruar pasi ka dëgjuar nga përfaqësuesit e Qeverisë britanike se nuk mbështesin krijimin e një enklave serbe në Kosovë.

Ajo ka shtuar se është e rëndësishme që të mos rrënjoset etno-nacionalizmi në Ballkan.

“Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”, ka shkruar Kearns

Në fjalimin e saj Kearns dëgjohet teksa shpreh shqetësim meqë sipas saj përmes propozimit franko-gjerman po synohet krijimi i një enklave në Kosovë në stilin e “Republika Srpskas”.

Pas kësaj ka folur edhe përfaqësuesi i Qeverisë britanike, ministri për Evropën, Leon Docherty duke thënë se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe thotë se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

Qëndrim të njëjtë ka pasur edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicolas Abbott teksa ka komentuar organizimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku është diskutuar për Asociacionin.

“Një diskutim i mirëseardhur sot organizuar nga ambasadori amerikan me një pjesëmarrje të shkëlqyer. Përmes dialogut, Kosova është zotuar për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe i takon palëve të bien dakord për formën dhe kohën e krijimit të saj. Ne inkurajojmë Qeverinë që të bëjë progres në të dyja këto. Një organ i tillë nuk është vetëm një angazhim ndërkombëtar, por gjithashtu ofron një mundësi që serbët e Kosovës të jenë pjesë integrale e Kosovës. Kosova është një vend multietnik dhe komunat e tij do të mbeten multietnike”, ka thënë Abbott.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco