Juristja e medias: VV e kapi pjesën informative të RTK-së me zgjedhjen e Rilind Gërvallës

Juristja e medias: VV e kapi pjesën informative të RTK-së me zgjedhjen e Rilind Gërvallës

17:16, 31/01/2023

Juristja e medias, Flutura Kusari, ka reaguar pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës në krye të televizionit publik të Kosovës.

Gërvalla njihet si aktivist i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Kusari këtë e quan “kapje të pjesës informative nga partia pushtet”.

“Aktivisti i VV-se, Rilind Gervalla, u votua drejtor i televizionit publik të Kosovës, me tetë vota për dhe asnjë kundër. Kjo quhet kapje e pjesës informative nga partia në pushtet”, ka shkruar ajo.

“Thellësisht e zhgënjyer që është humbur mundësia për depolitizimin e RTK-se”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco