Gërvalla: Çdo Asociacion që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet refuzuar

Gërvalla: Çdo Asociacion që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet refuzuar

17:10, 31/01/2023

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka falënderuar ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, për organizimin e takimit ku u diskutua për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Gërvalla përmes një postimi në Twitter kujtoi se Kosova ofron kornizën më të avancuar për të drejtat e pakicave në Evropë.

Megjithatë ajo tha se duhet të refuzohet ndonjë model Asociacioni që i mundëson Serbisë të minojë sovranitetin e Kosovës.

“Çdo model [i asociacionit] që lejon Serbinë të minojë sovranitetin e Kosovës duhet të refuzohet nga të gjithë ata që synojnë paqen e qëndrueshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon”, është shprehur Gërvalla.

Ndryshe, ambasadori Jeff Hovenier, tha të martën se Shtetet e Bashkuara mbështesin zbatimin e të gjitha zotimeve që dalin nga bisedimet Kosovë – Serbi, por nuk mbështesin asnjë marrëveshje që kërcënon sovranitetin, pavarësinë, karakterin shumë etnik apo institucionet demokratike të Kosovës.

Ai i bëri këto komente pas një debati me dyer të mbyllura për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që u mbajt në mjediset e ambasadës amerikane.

Në takim morën pjesë rreth 40 përfaqësues institucionesh, partish politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco