Ardian Arifaj: Kosova nuk duhet të braktisë bisedimet me Serbinë, SHBA e kërkon qartë marrëveshjen

16:46, 31/01/2023

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri.Tv me Armela Ferkon, për të diskutuar mbi dritëhijet e debatit te brendshëm dhe presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës në negociata me Serbinë, ishte Ardian Arifaj, analist, ish-këshilltar i Presidentit Thaci.

Arifaj është shprehur se Kosova nuk duhet që të largohet nga tavolina e negociatave dhe se vullneti i SHBA që të krijohet asociacioni dhe arritjen  e një marrëveshje përfundimtare

"Takimi i mbajtur nga ambasada amerikane është dramatike sepse është pritur që këtë hap ta ndërmarrë qeveria e Kosovës dhe jo ambasada, Eskobar ka deklaruar se Asociacioni do të bëhet dhe askush nuk mund ta pengojë këtë, dhe puna do të fillojë menjëherë. Ne mund ta shohim këtë si në hap nga SHBA që të krijojë një momentum të ri në procesin e asociacionit dhe ta detyrojmë qeverinë e Kosovës të merret me këtë çështje.

Ambasada amerikane e ka detyruar qeverinë e Kosovës të merret me asociacionin dhe zgjidhjen sa më të shpejtë të saj.

Në fakt asnjëra palë nuk është e sinqertë për marrëveshjen dhe po bëjnë një lojë që fajin i mos nënshkrimi i marrëveshjes ti hidhet njëra tjetrës.

Nëse shikojmë propozimin, i cili është bazamenti ose pikënisja për negociatat dhe ku do të arrihet marrëveshja finale. Për Kosovën është e rëndësishme që në këtë propozim nuk ka as njohje të ndërsjelltë dhe as zotim për anëtarësimin e Kosovës në OKB, pika që i ka kërkuar që në fillim. Ambicia e Kosovës është që të njihet nga pesë shtetet që janë pjesë e BE-së dhe që e pengojnë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në NATO-s.

Kosova duhet që të jetë aktive në dialog dhe mos të tërhiqet nga dialogu, por duhet që të paraqesë të gjitha pikat e saj. Ajo duhet që të kërkojë që të zbatohen të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco