Gërvalla në Abu Dhabi, diskutohet për mundësi investimi në Kosovë

Gërvalla në Abu Dhabi, diskutohet për mundësi investimi në Kosovë

13:14, 27/12/2022

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot u takua me kryesuesin e Odës së Ekonomisë dhe Tregtisë të Abu Dhabit, me të cilin diskutoi gjerësisht për mundësi bashkëpunimi dhe investimi në industri të ndryshme në Kosovë.

Gërvalla e njoftoi delegacionin pritës rreth potencialit të jashtëzakonshëm që qytetarët e Republikës së Kosovës po e ofrojnë përmes punës së mrekullueshme në shumë sektorë.

Ajo, siç informoi ministria, theksoi nevojën për thellim të bashkëpunimit mes sektorit privat në bashkëpunim me qeveritë e të dy vendeve si ndërmjetësuese dhe fuqizuese të investimeve të reja.

Po ashtu, siç u potencua, Gërvalla u informua rreth pritjeve dhe detajeve të vyera, në mënyrë që të hidhen hapa konkret dhe të pavonuar përmes ekipeve të dedikuara për konkretizim të ideve.

Ministrja Gërvalla, tutje shprehu gatishmërinë e madhe që Republika dhe qytetarët e Kosovës kanë për të punuar së bashku në ngritjen e kapaciteteve dhe nivelit të ekonomisë e tregtisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco