Zëvendësohen asamblistët e dorëhequr në Zubin Potok

Zëvendësohen asamblistët e dorëhequr në Zubin Potok

13:03, 27/12/2022

Në Asamblenë Komunale të Zubin Potokut sot janë duke u zëvendësuar asamblistët e dorëhequr kohë më parë.

Të njëjtit dhanë dorëheqje pasi në fillim të nëntorit, Policia e Kosovës pezulloi drejtorin e saj rajonal në veriun e vendit Nenad Gjuriq për shkak të refuzimit të tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

Numri i asamblistëve që janë duke u zëvendësuar në Zubin Potok sot është 16, 13 nga ata janë shqiptarë dhe tre janë serbë, ndërsa numri i përgjithshëm është 19 , vetëm tre nga ata nuk kshin dhënë dorëheqje, njofton Klankosova.tv.

Pos Zubin Potokut dorëheqje të asamblistëve pati në të gjitha komunat veriore të vendit, si në Mitrovicë të Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.

Dorëheqje për të njëjtën arsye dhanë të gjithë pjesëtarët e Listës Serbe të cilat patën pozita në komunat veriore, por edhe në institucionet qendrore të vendit.

Si pasojë  e këtyre zhvillimeve me dorëheqjet, presidentja Vjosa Osmani pati vendosur që në komunat veriore të mbahen zgjedhjet në mesin e dhjetorit, por më pas kjo datë u shty për prillin e vitit 2023, për shkak të sulmeve që filluan të bëhen nga serbët lokalë ndaj zyrtarë të KQZ-së, e më pas edhe Policisë së Kosovës.

Pos këtyre, serbët për 19 ditë kanë vendosur barrikada që e kanë bllokuar qarkullimin, e disa rrugëve por edhe funksionimin në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco