​Kusari-Lila: Këtë vit Kuvendi ka pasur mbarëvajtjen më të mirë ndonjëherë

​Kusari-Lila: Këtë vit Kuvendi ka pasur mbarëvajtjen më të mirë ndonjëherë

12:46, 27/12/2022

Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2022 ka miratuar 102 projektligje në dy leximet, ndërsa 49 projektligje janë në procedurë të rregullt.

Kjo u bë e ditur nga shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në konferencë për medie të martën.

Ajo tha se këtë vit Kuvendi ka pasur mbarëvajtjen më të mirë ndonjëherë.

Ndërkaq, sa i përket dialogut me Serbinë dhe situatës në veri, Kusari-Lila tha se Serbia po krijon rrethana për të shmangur marrëveshjen finale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco