Protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

Protestë në mbështetje të Kosovës para ambasadës serbe në Tiranë

12:35, 27/12/2022

Qytetarë të Tiranës dhe aktivistë kanë zhvilluar të martën një protestë para ambasadës serbe në Tiranë.

Me thirrjet ‘Kosovë-Shqipëri ne jemi 1’, me flamuj kombëtar dhe parulla në mbështetje të Kosovës, protestuesit janë mbledhur para ambasadës së Serbisë.

Protesta është organizuar nga Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile.

Kjo protestë vjen në një kohë që tensionet në veri të Kosovës janë shtuar, teksa prej më shumë se 2 javësh serbët kanë ngritur barrikada në këtë zonë duke penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco