Mediat botërore shkruajnë për ngritjen e gatishmërisë ushtarake të Serbisë

Mediat botërore shkruajnë për ngritjen e gatishmërisë ushtarake të Serbisë

12:05, 27/12/2022

Mediat botërore i kanë dhënë jehonë raportimeve për “ngritjen maksimale të gatishmërisë ushtarake serbe” në kufi me Kosovën.

Associated Press, Reuters, BBC e të tjera kanë raportuar për ngritjen e kësaj gatishmërie ushtarake si “kërcitja më e zëshme e armëve deri më sot”.

Agjencia AP thekson se “Serbia, e cila është e armatosur me donacione dhe furnizime ushtarake ruse, ka kohë që kërcënon me armë provincën e saj të mëparshme dhe ka kërcënuar me forcë”.

Serbia ka vendosur trupat e saj të sigurisë në kufirin me Kosovën në “gatishmëri të plotë luftarake”, duke injoruar thirrjet e NATO-s për të qetësuar tensionet midis dy armiqve që nga koha e luftërave ballkanike, shtoi agjencia.

“Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë do të thotë ky urdhër në terren, pasi trupat serbe kanë qenë në gatishmëri në kufirin me Kosovën për disa kohë,” tha AP.

Në rritjen e tensioneve ka kontribuar edhe fakti që patriarkut serb Porfirio, i cili tha se do të dëshironte të dërgonte një mesazh paqeje për Krishtlindje më 7 janar, iu refuzua hyrja në Kosovë në pikën kufitare, shton agjencia.

France Press shkruan se situata e krijuar nxjerr në pah “tensionet e fundit në Kosovën fqinje, ku pati të shtëna dhe shpërthime dhe ku u vendosën postblloqe”.

Deutsche Welle vlerëson se “tensionet po rriten më shumë se dy dekada pas luftës brutale në Kosovë”.

Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, Bratislav Gashiq dhe Millosh Vuçeviq, urdhëruan gatishmërinë e plotë luftarake të të gjitha njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ushtrisë Serbe, me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco