Nga PDK-ja vjen njê akuzë e rëndë për Kurtin

Nga PDK-ja vjen njê akuzë e rëndë për Kurtin

11:09, 27/12/2022
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se duke i sulmuar aleatët, kryeministri Albin Kurti po i shërben Serbisë.
 
Gjoshi ka thënë se acarimi i raporteve Kosovë-SHBA nuk i duhet askujt më shumë se Serbisë.
 
“Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar.”, ka shkruar ndër tjera ai në Facebook.
 
Reagimi i tij vjen pasi Kurti në një intervistë për mediumin boshnjak ka thënë se i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar po bën lëshime ndaj Serbisë.
 
Shkrimi i tij:
 
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, po i shërben Serbisë!
 
Po-po, po i shërben Serbisë!
 
Ne duhet ta themi pa asnjë ngurrim dhe ta përsërisim çdo ditë se mënyra se si po i trajton zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shërbimi ndaj Serbisë që as Aleksandër Vuçiqi nuk mund t’ia japë vendit të tij.
 
Acarimi i raporteve Kosovë – SHBA nuk i duhet askujt tjetër më shumë se Serbisë.
 
Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco