Policia konfirmon sulmin ndaj KFOR-it të dielën, thotë se rasti është duke u hetuar

Policia konfirmon sulmin ndaj KFOR-it të dielën, thotë se rasti është duke u hetuar

10:28, 27/12/2022

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e sulmit të ushtarëve letonë të KFOR-it në rrugën rajonale Mitrovicë-Bërnjak, në Zubin Potok , të dielës e javë së kaluar.

Në raportin 24-orës të policisë thuhet se kjo ngjarje dyshohet që ka ndodhur nga persona të armatosur, dhe se nuk ka dëme materiale e as të lënduar.

“Rruga Rajonale Mitrovicë-Bërnjak, Zubin Potok  25.12.2022 – 21:12. Lidhur me rastin është raportuar për të shtëna me armë zjarri në afërsi të një patrulle të KFOR-it, nga persona të dyshuar dhe të armatosur. Nuk raportohet për dëme materiale dhe as të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Për këtë sulm kanë reaguar edhe Ministria letone e Mbrojtjes duke thënë se janë duke e hetuar rastin Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës me një deklaratë për media ka akuzuar se presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe grupet kriminale të organizuara nga ai në veri.

Ndërsa, sot Lista Serbe, ka deklaruar se dyshojnë që kryeministri Albin Kurti mund të organizojë sulme ndaj KFOR dhe EULEX, sipas tyre, ai me pas deklaron se këto janë kryer nga serbët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco