Këtë vit janë gërmuar 24 lokacione për gjurmimin e të zhdukurve të luftës

Këtë vit janë gërmuar 24 lokacione për gjurmimin e të zhdukurve të luftës

09:41, 27/12/2022

Andin Hoti, kryesues i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur, ka thënë që nga fillimi i vitit 2022, i kanë filluar në territor të Kosovës 24 gërmime në lokacione të ndryshme, që i përfshijnë të gjitha regjionet e territorit të Kosovës.

Hoti në një lidhje direkte në Klan Kosova, ka thënë që janë edhe 71 mostra të cilat i kanë dërguar në Hagë dhe që po i presin rezultatet.

“Kemi edhe 71 mostra të tjera që i kemi dërguar në Hagë, janë në fazën e testimeve dhe besoj që brenda janarit të kemi rezultatin për to. Nga 24 lokacione që ne i kemi gërmuar, 11 prej lokacioneve kemi hasur në gjetje të mbetjeve mortore të njerëzve”.

“Pa i përfshirë mostrat që i kemi dërguar në Hagë janë 22 dorëzime. Mostrat që i kemi dërguar në Hagë dhe që i presim rezultatet e ADN-së i marrim në janar dhe ato janë të vitit 2022 por nuk janë përfshirë pasi nuk i kemi rezultatet për to”, ka thënë Hoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco