‘Lëshojeni rrugën se trutë n'tokë ju qes

‘Lëshojeni rrugën se trutë n'tokë ju qes" - hajnat që vodhën metale kërcënojnë me armë rojet e Trepçës

20:17, 26/12/2022

Rojet e Minierës me Flotacion "Trepça" janë përballur me një situatë të rrezikshme.

Ata kanë rënë pre e kërcënimeve nga hajnat, që veçse kishin vjedhur metale.

Futboll / Publikohen më në fund pamjet pas emisionit ku u përplasën e u shanë ashpër Statovci e Zeka (+18)

Punëtorët e sigurimit u përballën me të dyshuarit, pasi njëri prej tyre i kërcënoi me armë duke iu thënë: “Lëshojeni rrugën se trutë t’i qes n’tokë”.

Siç shkruan Sinjali, ata u larguan në drejtim të panjohur, kurse policia tashmë ka filluar me hetimet preliminare për identifikimin e të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë iniciuar rastet për veprat penale “Vjedhje e rëndë në tentativë” dhe “Kanosje".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco