Aliu: Kemi bërë asfaltimin e rrugëve në Maxherë, qytetarët do të kenë qasje më të shpejtë në komunën e Mitrovicës

Aliu: Kemi bërë asfaltimin e rrugëve në Maxherë, qytetarët do të kenë qasje më të shpejtë në komunën e Mitrovicës

19:58, 26/12/2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugëve në fshatin Maxherë, "si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme"

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka përfundimi i asfaltimit të rrugëve në fshatin Maxherë, i cili ndodhet në veri të vendit.

“Tani ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës në Maxherë, në veri të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri Aliu.

Ministri Aliu ka thënë se asfaltimi i këtyre rrugëve është si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Si rezultat këto rrugë do të shkurtojnë lëvizjen e të gjithë banorëve, në veçanti në fshatra, që përmes këtyre ndërlidhjeve rrugore të rëndësishme, do të kenë qasje më të shpejtë dhe më të lehtë në komunën e Mitrovicës”, ka shtuar Aliu.

Ministri Aliu ka theksuar se mbesin të përkushtuar për një jetesë më të mirë për të gjithë qytetarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco