Policia zbardh detaje për aksidentin tragjik në Novosellë të Pejës

Policia zbardh detaje për aksidentin tragjik në Novosellë të Pejës

19:46, 26/12/2022

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku në fshatin Novosellë të Pejës këtë të hënë pasdite e ku ishin tё përfshira dy vetura.

“Deri te aksidenti ka ardhur deri sa e dyshuara ishte duke qarkulluar nё rrugën Pejё-Radac, e njëjta duke mos ju përshtatur kushteve tё rrugës humb kontrollin dhe e godet veturën e cila ishte duke ardhur nga Radaci nё drejtim tё Pejës”, ka njoftuar policia.

Si pasojё e kёtij aksidenti lëndime trupore kanё pёsuar katёr pёrsona, ndёrsa njёri nga ta ka humbur jetёn, vdekjen e sё cilёs e ka konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs, ndёrsa tё lënduarit janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, dhe mё pas nё QKUK pёr trajtim mjekёsor.

Sipas organeve të rendit, nё vendngjarje kanё dalё hetuesit e aksidenteve.

“Prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovёs pasi qё nё kёtё aksident ishte e pёrfshirё njё zyrtare policore”.

Ndërkaq me urdhër të prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje pёr 48 orё.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco