Baraliu i del kundër Kurtit për riemërimin e Vitisë në Shëndetësi

Baraliu i del kundër Kurtit për riemërimin e Vitisë në Shëndetësi

19:40, 26/12/2022

Analisti Bleron Baraliu, ka reaguar pas riemërimit të Arbën Vitisë si Ministër i Shëndetësisë, shkruan Syri.net Kosova.

Baraliu mendon se kryeministri nuk ka mundur të gjejë një kandidat tjetër që i ka mbete shpresë a besim dhe këtë vendimin po e sheh si hapët të dobët.

“(Re)Emërtimi i Arben Vitisë ministër pas kaq kohe vakumi është një hap i dobët që dëshmon se KM ose s’e ka shëndetësinë prioritet ose s’ka haber fare për zgjidhje. Ose, me gjasë, të dyja!😢. Plus tregon një grusht arrogance fytyrës së votuesve e popullit. Ka edhe rrezik që nuk ka gjetur kandidat/e tjetër që i ka mbetë shpresë a besim. Por sado i pakuptimtë dhe pa shije të jetë vendimi i Albinit, kjo shumëfishohet në këndvështrim të Arbenit. Palidhje dhe fort pakuptim. Banana-shteti vazhdon…😢”, ka shkruar Baraliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco