Dreshaj për Vitinë: Jam skeptik që mund të ketë një përformancë të mirë

Dreshaj për Vitinë: Jam skeptik që mund të ketë një përformancë të mirë

19:38, 26/12/2022

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, për riemërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë ka thënë se situata aktuale që ishte në shëndetësinë e Kosovës ishte e vështirë, ndërsa për rikthimin e Vitisë, tha se më mirë ishte me ministër sesa pa ministër.

“Unë dua të uroj një përkushtim të mirë të ministrit Vitia në drëjtim të menaxhimit të situatës. Unë atij i uroj sukses se edhe Ministria e Shëndetësisë si tërësi është një nga shtyllat qenësore të demonstrimit dhe të dëshmisë të një qeverisje që e ka marrë më prioritet këtë çështje”, ka thënë Dreshaj në RTV Dukagjini.

Deputeti Dreshaj ka thënë se ministri Vitia nëse do të ketë mbështetje të sinqertë të Qeverisë dhe Qeveria e konsideron që Ministria e Shëndetësisë është prioritet i menaxhimit të vendit, pret që do të ketë reflektim pozitiv.

“Duke parë situatën në të cilën jemi, jam mjaft skeptik në lidhje me përformancën e mirë që do të reflektojë në muajt dhe vitin që vjen”, ka shtuar Dreshaj.

Deputeti i AAK-së ka theksuar se nuk është i kënaqur me qasjen e kësaj qeverie por dhe të qeverive paraprake në drejtim të arsimit dhe shëndetësisë në vend, “të cilat nuk kanë qenë të trajtuara siq duhet”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco