Gurra: Veriu i Kosovës kontrollohet nga grupet e Moskës! Rama aleat i Vuçiç, BE të ndryshojë qasje

18:29, 26/12/2022

Analisti Hysni Gurra, komentoi në emisionin 'Task Force' me Sonila Meçon në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës. Hysni Gurra vuri në dukje se kryeministri Edi Rama është prej vitesh pro qëndrimeve dhe avokat i Vuçiçit.

"Problemi i konfliktit në Kosovë, Serbia është një matrioshkë e Rusisë në Ballkan. Por kjo s'do të thotë që sa herë ka konflikte në Kosovë, patjetër do shtyhen ose do inicohen nga Moska. Këtë herë kemi konfliktin e Ukrainës që e vendos më në pah situatën në Kosovë.

Tani matrioshkat e saj ku i ka Rusia, Dodiku sillet si i pavarur, vendos kushte, konfliktet ku Rusia ka dorë, fillon e riaktivizon për të bërë presion. Veriu i Kosovës 90 për qind kontrollohet nga grupet e Moskës. Krijojnë destabilitet."-tha Gurra.

Analisti tha më tej se BE duhet të ndryshojë qasje me Kosovën pasi flet për zgjidhje teknike.

“Kosova është problem politik, nëse nuk zgjidhet si problem politik, nuk ka për tu zgjidhur dhe do jetë një situatë e tensionuar, e provokuar. Rama në 3-4 vitet e fundit, janë dy aleatë, më shumë aleat me Vuçiçin se me Albin Kurtin. Qëndrimet e Ramës në mënyrë tallëse për Open Balkan, një nga arsyet pse Vuçiç e shtyn përpara atë.”-tha Gurra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco