Tensionet në veri, Shameti: Vuçiç i hedh benzinë zjarrit, Moska i vendos shkrepësen! Putin kërkon konflikt

18:12, 26/12/2022

Analisti Sokol Shameti komentoi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv tensionet në veri të Kosovës. Shameti tha se përveç Moskës, nuk ka asnjë palë tjetër, as vetë Serbia s'është e interesuar në këtë moment që të tensiononte situatën në Kosovë dhe të provokojë një konflikt të përmasave më të mëdha.

"Si në investigimet për korrupsionin, ndiq paratë, tani ndiq kush do ishte i interesuari fundor i një konflikti në mes të Europës, ndërkohë që është një konflikt që po stazhinohet në Ukrainë, është pikërisht Moska, për të treguar që nuk e kemi vetëm ne këtë problem me Ukrainën, por shiko çfarë po ndodh në Kosovë.

Serbia i ka dhënë një dorë fillimit të tensionimit të situatës në veri të Kosovës, e kanë bërë që në verë për marrëveshjen e famshme të energjisë dhe Serbia u mobilizua dhe ushtarakisht, erdhën targat, u larguan deputetët, e të tjera. Beogradi i ka hedhur benzinë këtij zjarri po shkrepësen ja ka vënë Moska."-tha Shameti.

Analisti deklaroi se qeveria e Kosovës po mundohet të menaxhojë një krizë ndërsa shtoi se s’kanë kontroll në veri të Kosovës.

“Pikat kufitare janë në kontrollin e Kosovës, policia patrullon. Qeveria duhet të ekspozojë pavendosmërinë e Serbisë për tu shkëputur nga pesha e rëndë dhe trashëgimia që ka me Moskën.”-tha Shameti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco