Ushtria serbe i kthejnë mbrapa në kazermë topat me rreze të gjatë veprimi që ishin vendosur afër Jarinjës

Ushtria serbe i kthejnë mbrapa në kazermë topat me rreze të gjatë veprimi që ishin vendosur afër Jarinjës

18:16, 26/12/2022

Gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi që Ushtria e Serbisë i kishte vendosur 2 kilometra larg nga kufiri me Kosovën, në Jarinjë, janë kthyer në kazermë ushtarake, njofton televizioni serb 'N1'.

Ishte raportuar se gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi dhe një numër pjesëtarëve të policisë ushtarake serbe janë duke qëndruar në Rudnicë në afërsi të kufirit me Kosovën.

Gazetari i këtij televizioni kishte thënë se nuk është lejuar të filmonte.

Por, nga televizoni është bërë e ditur se topat janë kthyer në kazermë.

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq në përcjellje të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, kanë vizituar kazermën ushtarake në Rashkë. 

Ministri ka thënë se “ushtarëat serbë janë duke kryer detyra përgjatë vijës administrative”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco