Ministria e Mbrojtjes e Letonisë tregon për sulmin ndaj ushtarëve në Zubin Potok

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë tregon për sulmin ndaj ushtarëve në Zubin Potok

17:42, 26/12/2022

Ministria e Mbrojtjes e Letonisë në faqen e saj në Twitter ka raportuar se ushtarët letonezë të KFOR-it janë përballur me të shtëna armësh në veri të Kosovës të dielën.

“Të dielën, më 25 dhjetor, të shtëna ka pasur në drejtim të paqeruajtësve letonezë teksa ata po kryenin një patrullë në Kosovë. Nga ngjarja nuk ka viktima. Policia e Kosovës dhe NATO_KFOR kanë nisur hetimet”, thuhet në postimin në Twitter.

Gjatë mbrëmjes të së dielës, afër një patrulle të KFOR-it ka pasur të shtëna, nga të cilat nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme materiale.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje të KFOR-it.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco