Alarmon Maloku: Serbia gjithmonë e ka pas synim daljen këndej nga veriu (Video)

Alarmon Maloku: Serbia gjithmonë e ka pas synim daljen këndej nga veriu (Video)

17:37, 26/12/2022

Sociologu Fadil Maloku, ka analizuar situatën në veri, ku sot janë bërë 17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri të Mitrovicë nga grupe të ndryshme të serbëve për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Ai ka thënë se Serbia gjithmonë e ka pasur synim daljen këndej nga veriu dhe se ne nuk duhet të jemi pre e provokime të tyre.

Për Kosovalive.net, Maloku tha përkundër se Serbia nuk ndalet me veprime të tilla ne duhet të jemi të vemendshëm.

“Ne ende jemi një sfidë të parrombullaksuar me Serbinë. Fakti dhe akti që ka Serbia ka plane dhe ka ide të shtrojë provokime veriore atje na bënë që te jemi mobil, që të jemi vigjilent se çfarë dhe si duhet të veprojmë për shkak se është një situatë kogja e komplikuar, por është dhe e tensionuar. Këtë kontekst unë kujtoj që ne duhet në bashkëpunim me Uashingtonin dhe me Brukselin  të jemi në një sinkron. Unë kujtoj që së bashku ne mund të ia dalim”, tha ai.

Maloku ka folur edhe për sulmin e mbrëmshëm, ku tha se prezenca e KFOR-it atje e dëshmon kush është duke provokuar.

“Unë kujtoj që fakti dhe akti mbrëmë nuk ishin të implikuar as ushtria, as policia e aq më pak FSK-ja në ato inskenime të cilat për mendimin tim u mundua Serbia t’i skenojë. Atje është prezent KFOR-i dhe e ka pasqyrën e saktë se kush janë lojtarët dhe kush dëshiron ta provokojë gjendjen. Na bënë të kuptojmë dhe besojmë që më në fund mund të rrumbullakoset ruajtja e integritetit dhe sovranitetit në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë Maloku.

Ai pohoi se Serbia gjithmonë e ka dashur pjesën e veriut të Kosovës. Duke theksuar se asnjë pakicë kombëtarë nuk është me e priveligjuar sesa serbet në Kosovë.

“Serbet si entitet janë ashtu si më thënë grupi etnik, pakica kombëtare sido që ta quajmë më e privilegjuara me planin e Ahtisarit. Nuk ka pakicë kombëtare që është më e privilegjuar se sa janë serbët e Kosovës. Nuk janë as serbët e Serbisë më të privilugjuar sesa serbët e Kosovës. Duke e shikuar nga ky këndvështrim serbëve të Kosovës nuk u mungon asgjë. Të gjithë e dinë se Serbia po kërkon përmes autonomisë me vendos kontrollin mbi atë territor, e ai territor e dinë edhe zogjtë e malit që është me pasuri nëntokësore. Serbia gjithmonë e ka pas synim daljen këndej nga veriu”, deklaroi ai.

Serbia ka probleme edhe me Kroacinë dhe Slloveninë

“Deputetet e të gjitha partive duhet të marrin një vendim, të ulen e ta debatojnë këtë problematikë. Kjo nuk shkon me eufori dhe me emocione, duhet të kesh intuite por njëkohësisht dhe vizion se si duhet të dukej kjo punë dhe të gjendet një kompromis. Kur them kompromis aludimi im nuk është tek krijimi i një mekanizimi politik për të vënë Serbia kontroll mbi atë pjesën veriore, por një kompromis i cili në fakt Serbia pazarin nuk do ta bënte me ne, por do ta bënte me Brukselin. Pasi që ajo është e rrethuar me gjitha anët me aleatë euroatlantik dhe nëse dëshiron të kyqet apo të hyjë këto mekanizmat evropianë ajo patjetër duhet ta harrojë këtë pjesën që po na e cenon këndej nga Kosova. Serbia ka probleme tjera edhe me Kroacinë, deri vonë edhe me Slloveninë. Serbia janë ata djemtë e këqij të cilët po e cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e Evropës, por njëkohësisht edhe të Ballkanit perëndimor”, theksoi Maloku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco