Zëdhënësi i VV-së i kërkon Qeverisë Kurti heqjen e barrikadave dhe luftimin e krimit në veri

Zëdhënësi i VV-së i kërkon Qeverisë Kurti heqjen e barrikadave dhe luftimin e krimit në veri

17:25, 26/12/2022

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se barrikadat e vendosura në veri duhet të hiqen dhe se krimi atje duhet të luftohet.

Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka shkruan se nëse barrikadat do ishin legjitime, nuk do të kishte nevojë për sulme nga grupet kriminale të armatosura në veri.

Statusi i plotë:

Po të ishin barrikadat në veri civile e legjitime nuk do të kishte nevojë për sulm ndaj askujt e as gazetarëve.

Sulme të tilla vijnë nga bllokime e barrikada të grupeve kriminale, që janë edhe të armatosura.

Barrikadat duhet të largohen dhe krimi do të luftohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco