Zemaj pas emërimit të Vitisë ministër i Shëndetësisë: Qasja nuk ndryshon, dështimi e degradimi vazhdon

Zemaj pas emërimit të Vitisë ministër i Shëndetësisë: Qasja nuk ndryshon, dështimi e degradimi vazhdon

17:03, 26/12/2022

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar rikthimin e Armend Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë. Zemaj në një postim në Facebook ka thënë se “qasja nuk po ndryshon dhe dështimi e degradimi po vazhdon”.

“Ministri i Shëndetësisë nuk ndryshon. Qasja nuk ndryshon. Ndaj, dështimi e degradimi vazhdon. Zoti i ruajt mjekët e infermierët e mbetur në vend si dhe pacientët që kanë nevojë për shërim!’, ka shkruar zemaj në Facebook.

Arben Vitia është emëruar sërish ministër i Shëndetësisë, duke e zëvendësuar Rifat Latifin që ishte dorëhequr më tepër se dy muaj më parë. Për Vitinë është hera e tretë që merr postin e ministrit të Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco