Televizioni serb: Ushtria vendosi 6 obusa dy kilometra afër Jarinjes (Video)

Televizioni serb: Ushtria vendosi 6 obusa dy kilometra afër Jarinjes (Video)

16:59, 26/12/2022

Dy kilometra afër Jarinjes ekipi i televizionit N1 ka filmuar rreth gjashtë gjuajtës predhash me rreze të gjata (Howitzer), dhe një numër të caktuar të policisë ushtarake serbe.

N1 njoftoi se nuk u është lejuar të filmojnë Howitzerët, maçineritë gjuajtëse.

Orë më parë ministri serb i mbrojtjes tha se Presidenti i Serbisë ka urdhëruar që deri në fund të vitit 2023 forcat speciale ushtarake të rriten në 5 mijë, nga 1 mijë e 500 sa janë aktualisht.

Në anën tjetër, shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviç, ka thënë se ditëve në vijim “do të nevojitet prezenca e forcave ushtarake serbe” në kufi me Kosovën.

Mbrëmjen e së dieles ka pasur të shtëna armësh afër një patrolle të forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco